Pothuaj 70,7% e popullsisë së përgjithshme në Evropë përfunduan procesin e plotë të vaksinimit kundër Covid dhe 66,3% morën të paktën një dozë të vaksinës, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qendrës Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).
Shkalla e vaksinimit ndryshon gjerësisht në të gjithë kontinentin: përqindjet më të larta të njerëzve që morën dozën e dytë janë vërejtur në Portugali (81,6%), Irlandë (76,4%), Danimarkë (76%), Belgjikë (75,4%) dhe Spanjë ( 74%). Pas këtyre shteteve pason Italia me 73.3%.
Situata më e keqe është shënuar në Bullgari, ku mbulimi i plotë i vaksinimit është 25.6% e popullsisë (27.2% kanë marrë të paktën një dozë), e ndjekur nga Rumania, me 38.3% të vaksinuarve me dy doza
Top Channel