Në periferi të Ballshit janë krijuar pirgje me inerte të hedhura nga qytetarët pas kanë përfunduar shembjen e ndërtesave të tyre.

Mbetjet ndërtimore edhe këtu nuk kursejnë lumenjtë.

Thasët me inerte janë shkarkuar në shtratin e lumit Gjanicë në periferi të qytetit të Ballshit

Njëjtë si panorama e shëmtuar në akse të tjera të vendit inertet mbushin edhe rrugën që të çon në fshatin Panahor.

Ndotësit e mjedisit i hedhin mbetjet anash akseve rrugore në toka pa zot, por nuk kursejnë shpesh as pronat private, mjafton që të jenë të arritshme me lehtësi nga rruga e makinave për të shkarkuar e për të ikur në drejtim të paditur duke fshehur gjurmët e masakrës që i bëjnë natyrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA