Influenca e zhurmshme e Rusisë por edhe ndikimi i heshtur e Kinës në Ballkanin Perëndimor, po shihen me shqetësim nga NATO-ja, e reflektuar kjo dhe nga deklarata e fundit e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Në takimin me ministrat e Jashtëm të vendeve të aleancës në Riga të Letonisë, Stoltenberg foli për stabilitetin dhe sigurinë në Ballkanin Perëndimor, për “ zhvillimet shqetësuese në Bosnjë e Hercegovinë dhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë”.

“Së fundmi kemi parë tensione në ngritje, duke përfshirë Kosovën dhe Bosnjë e Hercegovinën, me më shumë retorikë agresive, me ngecje në reforma dhe aktorë të huaj që punojnë për të zvogëluar progresin atje”, u shpreh numri një i NATO-s. Qeveria e Kosovës thote se i ka të njohura qëllimet e Federatës Ruse në Ballkanin Perëndimor dhe nuk resht se kundervwni ndikimit te saj në Kosovë.

“Federata Ruse, vazhdimisht, sidomos nëpërmjet Serbisë, synon ta destabilizojë Ballkanin Perëndimor dhe ta dobësojë Bashkimin Evropian. Ju rikujtojmë se ne, së fundmi, kemi shpallur persona non-grata (të padëshirueshëm) dy zyrtarë rusë në Kosovë. Si institucione të shtetit po bëjmë maksimumin t’u kundërvihemi këtyre ndikimeve, gjithmonë në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, me SHBA-në, NATO-n dhe BE-në”, thuhet në një reagim të saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA