Afrika e Jugut po përballet me valën e katërt të COVID-19

03/12/2021 16:25

Në Republikën e Afrikës së Jugut, një nga vendet ku u zbulua për herë të parë varianti Omicron i COVID-19, filloi vala e katërt e pandemisë.

Ministri i Shëndetësisë së Afrikës së Jugut, Joe Phaahla njoftoi se vendi i cili ka një rritje të shpejtë të numrit të rasteve në ditët e fundit, që nga 3 dhjetori është në valën e katërt të pandemisë.

Phaahla theksoi se lufta kundër variantit Omicron, i cili është zbuluar në 7 nga 9 shtetet e vendit, është i menaxhueshëm pa kufizime.

Në një deklaratë nga Michelle Groome, zyrtare e Institutit Kombëtar të Sëmundjeve Infektive të Afrikës së Jugut (NICD), thuhet se kishte një “rritje masive” të numrit të rasteve ditore në të gjithë vendin.

Ajo tha se ka gjetje paraprake se varianti Omicron është më ngjitës se variantet e tjera. Sipas saj, varianti është ende shumë i ri dhe duhen të paktën 2-3 javë për të arritur në përfundim përfundimtar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA