4 humbje jete/ Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e Covid: Ja sa infektime janë shënuar në 24 orë

03/12/2021 19:32

Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2506 testime, prej të cilave kanë rezultuar pozitivë me Covid 406 qytetarë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Tirana 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Përmeti 77 vjeç, një qytetare nga Durrësi 85 vjeç.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Ndërkaq, në të gjithë vendin janë 6551 pacientë aktivë me COVID19.

Janë kryer 2506 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 406 qytetarë, në këto bashki:
185 në Tiranë, 24 në Durrës, 20 në Fier, 15 në Elbasan, nga 14 qytetarë në Berat, Vlorë, Lushnje, 13 në Gjirokastër, 12 në Shkodër, 8 në Kamëz, nga 7 qytetarë në Korçë, Sarandë, 6 në Tepelenë, nga 5 qytetarë në Pogradec, Kavajë, Mirditë, nga 4 qytetarë në Shijak, Selenicë, nga 3 qytetarë në Skrapar, Kuçovë, Përmet, Dropull, Mallakastër, Divjakë, Fushë Arrëz, nga 2 qytetarë në Tropojë, Lezhë, Kurbin, Krujë, Vorë, nga 1 qytetar në Gramsh, Peqin, Cerrik, Devoll, Memaliaj, Delvinë, Himarë, Patos, Roskovec, Mat, Rrogozhinë, Has, Kukës.

Statistika (3 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 406
Të shëruar në 24 orë 484
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 2506

Testime totale 1,400,658
Raste pozitive 201,045
Raste të shëruara 191,386
Raste Aktive 6,551
Humbje jete 3,108

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3318
Fier 645
Gjirokastër 534
Shkodër 461
Berat 351
Durrës 345
Elbasan 299
Vlorë 213
Lezhë 146
Korçë 129
Dibër 67
Kukës 43

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA