Vrasja e shqiptarit që “shkatërroi” policët grekë, “Bosi” 30 mijë euro për pastrim imazhi

02/12/2021 17:17

320 mijë euro i gjeti policia greke në kasafortë kreut të një grupi kriminal, që përkundrejt pagesës, helenizonte shtetas të huaj, përfshirë këtu edhe shqiptarë.

Emri i personit në fjalë, nuk është bërë publik por mediat greke nxorën foton e tij të lëshuar nga policia.

Mësohet se autoritetet ranë në  gjurmët e këtij grupi pikërisht pas vrasjes së një 37-vjeçari shqiptar muajin e kaluar.

I riu i qëlluar për vdekje në një pikë karburanti, kishte dokumente të rreme dhe hiqej si qytetar grek i quajtur Stergios Maznevidis.

Zyrtarët tani duhet të hedhin dritë mbi lidhjen që ekziston mes kësaj vrasjeje dhe personave të arrestuar së fundi.

Grupi kriminal ku ata bënin pjesë merrte 30 mijë euro për cdo helenizim, apo “pastrim imazhi” të disa kriminelëve të cilët pajiseshin me ë karta ID të reja si dhe pasaporta.

Të përfshirë në këtë aferë ishin dhe disa policë greke, 9 prej të cilëve janë vënë në pranga.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA