U publikua nga Fiks Fare/ Bujar Çela “godet” sërish, dërgon fotografinë e Berishës me Enver Hoxhën në grupin e…

02/12/2021 23:06

Deputeti socialist, Bujar Çela, i cili uroi festat e nëntorit me fotografinë e Enver Hoxhës ka dërguar në grupin e Whatsapp të Komisionit të Intregimit, imazhin ku shfaqet Berisha me ish diktatori komunist.

“Rroftë Partia Demokratike…!”, shkruan Çela në fotografinë që u bë publike mbrëmjen e sotme në emisionin “Fiks Fare”.

Nuk ka munguar reagimi i deputetëve demokratë. Jorida Tabaku shkruan: “Bujar, këtë grup e kemi për komunikime të Komisionit të Integrimit. Këto postime dërgoji në grupe të tjera ku të shkojnë dhe t’i pëlqejnë! Unë besoj se disa ditë qetësie dhe mungesë nga parlamenti do të kishin ndihmuar të qartësoheshe!”

Ndërsa Nik Collaku shkroi “Ky është provokim vulgar”.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA