Policia e Tiranës ka vënë në pranga gjashtë persona si dhe ka proceduar penalisht 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Mes të tjerash i janë referuar materialet në Prokurori dhe po punon për shoqërimin e një 56-vjeçari, i cili është administrator i një firme, pasi akuzohet se në ka ndotur ambientin duke hedhur mbetje produktesh të skaduara të firmës.
“Janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për shoqërimin e shtetasit F. Z., 56 vjeç, administrator në një firmë, pasi në rrugën “Peti”, në Sauk, ka ndotur ambientin duke hedhur mbetje produktesh të skaduara të firmës që administron”, njofton policia.
Po ashtu specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. D., 21 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa. Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. D., 18 vjeç, pasagjer në mjet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. P., 50 vjeç, pasi ka bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e mjetit të tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. M., 36 vjeç, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, në një lokal, i ka vjedhur portofolin një shtetaseje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. Gj., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. M., 24 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Xh. M., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht shtetasit A. M., 19 vjeç dhe R. B., 19 vjeç., pasi për motive të dobëta kanë goditur me grushte shtetasin L. Sh., 17 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit:
– F. K., 27 vjeç, pasi është konstatuar duke kryer punime në banesë, pa lejen e organeve kompetente;
– S. L., 51 vjeç, pasi në rrugën “Emin Harizaj”, për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta shtetasin T. (Dh). D., 32 vjeç.
Janë referuar materialet në Prokurori dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. G., 34 vjeç, pasi me anë të mashtrimit i ka marrë telefonin shtetasit F. Xh., 26 vjeç.
Më datë 01.12.2021, gjatë natës, në rrugën “Bashkim Shkurti”, është vjedhur mjeti në pronësi të shtetasit E. H. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Më datë 01.12.2021, në rrugën “Fuat Toptani”, është vjedhur një shumë parash në banesën e shtetases F. I. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Më datë 01.12.2021, rreth orës 21:00, në rrugën “Myslym Shyri”, në një dyqan, një shtetas i mitur ka vjedhur një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Top Channel