SHBA, shkon në mbi 782 mijë numri i të vdekurve nga COVID-19

02/12/2021 16:19

Numri i personave të vdekur nga koronavirusi në SHBA është rritur në 782.106, prej të cilëve 1.856 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në mbi 48,56 milionë, me 135.238 raste të reja.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 5,08 milionë raste të konfirmuara dhe 74.561 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 233,6 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, mbi 197,4 milionë dozën e dytë dhe mbi 42 milionë kanë marrë tri doza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA