SHBA nis përgatitjet, Austin paralajmëron “forcat sovjetike”

02/12/2021 13:31

Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë për Ukrainën janë përshkallëzuar rrezikshëm.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, deklaroi se Amerika po i përgatit veprimet e saj për të cilat do të konsultohet edhe me komunitetin ndërkombëtar.

Situata do të jetë padyshim më e mirë nëse nuk do të shohim një sulm të forcave sovjetike në Ukrainë”, deklaroi ai duke iu referuar aksidentalisht Rusisë si ish-Bashkimi Sovjetik.

Austin i bëri këto deklarata pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken e paralajmëroi Moskën t’i japë fund pranisë ushtarake afër kufirit me Ukrainën, pasi në të kundërt do të përballet me sanksione. Blinken tha se kanë prova që Rusia po përgatit një inkursion në vendin fqinj.

Vladimir Putin nga ana e tij u shpreh se Moska kërkon garanci nga Perëndimi që do të përjashtonte çdo zgjerim të mëtejshëm të NATO-s dhe vendosjen e armëve të saj pranë kufirit të saj.

Duke folur në një ceremoni në Kremlin, ku pranoi letrat kredenciale nga ambasadorët e huaj, Putin theksoi se Rusia këmbëngul për “garanci të forta, të besueshme dhe afatgjata të sigurisë së saj”.

Një ditë më parë, ai e kishte paralajmëruar ashpër NATO-n kundër vendosjes së trupave dhe armëve të saj në Ukrainë, duke thënë se ajo përfaqëson një vijë të kuqe për Rusinë dhe do të shkaktonte një reagim të fortë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA