Foto ilustruese

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 në Durrës.

Një automjet me drejtues shtetasin R.Gj., ka goditur një tjetër automjet dhe si pasojë është lënduar pasagjerja, shtetasja L.Xh., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

“Më datë 02.12.2021., rreth orës 19:50., në lagjen Nr. 4 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin R. Gj., 22 vjeç, ka goditur automjetin me drejtues shtetasin E. D., 22 vjeç, dhe si pasojë është lënduar pasagjerja shtetësia L. Xh, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën”, thotë policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA