Shtama e re e koronavirusit, Omicron,, ka qarkulluar ne Britani përpara se te ngrinte alarmin Afrika e Jugut.

Nente raste te këtij varianti lidhen me një event te ndodhur ne Skoci ne 20 nëntor, kater dite përpara se te zbulohej zyrtarisht. Mendohet se dhjete raste e zbuluara ne Skoci kane qene te lidhur ose me samitin global te klimës te zhvilluar ne qytetin e Gllazgout ose gjate ndeshjes se regbies mes Skocise dhe Afrikes se Jugut.

Ndërkohe qe rastet me shtamen e re potencialisht me te rrezikshme te Omicronit, kane mbërritur ne 33 ne Britani gjate te mërkurës, ekziston frika se ky variant i koronavirusit është përhapur ne Britani gjate një evenimenti te ndodhur 4 dite përpara se te zbulohej zyrtarisht nga Afrika e Jugut.

Mendohet, sipas medias britanike, se dhjete rastet e zbuluara ne Skoci kane qene te lidhur ose me samitin global te klimës te zhvilluar ne qytetin e Gllazgout ose gjate ndeshjes se regbise mes Skocise dhe Afrikës se Jugut.

Behet fjale rreth dates 20 nëntor, ose edhe 13 nëntor ne rasti e ndeshje se regbise, por ne rastin me te mire është zbuluar kater dite perpara se Afrika e Jugut te njofton zyrtarisht lajmin. Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon zbuloj se 9 nga dhjete rastet e Skoci lidhen me nje event te tille privat përpara se mjeket jug afrikan ta publikonin zbulimin e tyre. Asnjë nga rastet e zbuluar ne Skoci nuk tregon se personat e infektuara mund te kenë udhëtuar jashtë Britanisë.

Sakaq ketë te enjte, Britania ka miratuar nje ilaç te ri i cili lufton Omicronin, dhe behet fjale per ilaçin e quajtur Sotrovimab, e cila sipas kompanisë farmecautike GSK, ky trajtim me antitrupa sipas analizave paraklinike tregon se trajtimi mund te jete efektiv kundër Omicronit.

Ne nje zhvillim tjetër, qeveria britanike ka nenshkur një kontrate per blerjen e 114 milionë doza te tjera te vaksinës se Covidit per vitet 2022-2024. Britania ka vaksinuar me dy doza mbi 70 per qind te popullsisë dhe brenda janarit te gjithë te rritur nga 18 vjeç e sipër, rreth 50 milionë banore do u ofrohet doza e trete përforcuese kundër Covidit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA