Ndërkohë që rastet me shtamën e re potencialisht më të rrezikshme të Omicronit, kanë mbërritur në 33 në Britani gjatë të mërkurës, ekziston frika se ky variant i koronavirusit është përhapur në Britani gjatë një evenimenti të ndodhur 4 ditë përpara se të zbulohej zyrtarisht nga Afrika e Jugut.
Mendohet sipas medias britanike se dhjetë rastet e zbuluara në Skoci kanë qenë të lidhur ose me samitin global të klimës të zhvilluar në qytetin e Gllazgout ose gjatë ndeshjes së regbisë mes Skocisë dhe Afrikës së Jugut.
Bëhet fjalë rreth datës 20 nëntor, ose edhe 13 nëntor në rastin e ndeshjes së regbisë, por në rastin më të mirë është zbuluar katër ditë përpara se Afrika e Jugut të njofton zyrtarisht lajmin. Kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon zbuloi se 9 nga dhjetë rastet në Skoci lidhen me një event të tillë privat përpara se mjekët jug-afrikan ta publikonin zbulimin e tyre. Asnjë nga rastet e zbulura në Skoci nuk tregon se personat e infektuar mund të kenë udhëtuar jashtë Britanisë.
Sakaq këtë të enjte, Britania ka miratuar një ilaç të ri i cili lufton Omicronin, dhe bëhet fjalë për ilaçin e quajtur Sotrovimab, e cila sipas kompanise farmecautike GSK, ky trajtim me antitrupa sipas analizave paraklinike tregon se trajtimi mund të jetë efktiv kundër Omicronit.
Në një zhvillim tjetër, qeveria britanike ka nënshkruar një kontratë për blerjen e 114 milionë doza të tjera të vaksinës së Covidit për vitet 2022-2024. Britania ka vaksinuar me dy doza mbi 70 për qind të popullsisë dhe brenda janarit të gjithë të rritur nga 18 vjeç e sipër, rreth 50 milionë banorë do u ofrohet doza e tretë përforcuese kundër Covidit.
Top Channel