OKB: Do të rritet nevoja për ndihmë humanitare në 2022

02/12/2021 08:54
Vendi eshte i prapambetur prej varferise e normave tradicionale

Kombet e Bashkuara kanë thënë të enjten se është duke u rritur nevoja për ndihmë humanitare, teksa pandemia vazhdon të shtrihet dhe ndryshimet klimatike apo konfliktet shtyjnë njerëzit buzë urisë.

Agjencia humanitare e Kombeve të Bashkuara (OCHA) ka vlerësuar se 274 milionë persona në gjithë botën do të kenë nevojë për ndihmë urgjente vitin e ardhshëm, çka shënon rritje prej 17 për qind në krahasim me vitin 2021.

Kjo nënkupton se një në 29 persona do të ketë nevojë për ndihmë më 2022, duke shënuar rritje prej 250 për qind prej vitit 2015 kur një në 95 persona ka pasur nevojë për ndihmë, është thënë në raportin e ri të agjencisë së OKB-së.

Shefi për ndihma në OKB, Martin Griffiths,thotë se numri i njerëzve që kanë nevojë për ndihma “nuk ka qenë kurrë kaq i lartë sa tani”.

Sipas OKB-së, për të ofruar ndihmë për 183 milionë persona më të cenueshëm në 63 shtete të botës, vitin e ardhshëm do të duhen 41 miliardë dollarë, në krahasim me 35 miliardë më 2021, raporton REL

Raporti i ri ka shpërfaqur një pamje të zymtë të nxitur edhe nga konfliktet dhe jostabiliteti në shtetet si Afganistani, Etiopia dhe Mianmari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA