Ky peticion është firmosur nga 100 mjekë infermierë e sanitarë të spitalit të Korçës të cilët nuk kanë marrë prej prillit bonuset e premtuara për trajtimin e pacienteve me covid por edhe pse në senatoriumin e Korçës janë aktualisht duke u trajtuar 14 pacientë të infektuar personeli mjekësor ende nuk e ka marrë pagesën.
Peticioni i ështe drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë ku personeli mjekësor ngre shqetësimin se në muajin maj dhe deri tani nuk ka marrë pagesën.
Para se të detyroheshin për të bërë peticionin ata ju drejtuan portalit Shqipëria që duam për të kërkuar informacion ndërsa ministria ju bëri me dije se për ta nuk ishte dërguar asnjë listë.
Pasi dërguan listën prej muajit gusht ata nuk kanë asnjë përgjigje ndërkohë që kjo problematikë nuk është e izoluar vetëm për Korçën por edhe në rrethe të tjera për periudha të ndryshme.
Lidhur me këtë shqetësim u pyet edhe kryeministri Rama i cili ju shmang përgjigjes. Ndërsa nga ana e spitalit rajonal të Korçës mësohet se këto ditë pritet që personeli shëndetësor të marrë pjesën e papaguar të muajit maj.
Top Channel