Gjykata Kushtetuese zbardhi vendim që lë në fuqi legjitimitetin e zgjedhjeve të 30 qershorit duke rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Bashkive që kërkonte konstatimin si antikushtetues të këtyre zgjedhjes.
Në këtë vendim anëtarët e gjykatës më të lartë në vend, mbërrijnë në përfundimin se pala kërkuese Shoqata e bashkive, jo vetëm që nuk është subjekt zgjedhor, për rrjedhojë as bartëse e të drejtave kushtetuese që lidhen me këtë proces.
“Kjo shoqatë nuk ka konkretizuar në kërkesën e saj as ndonjë akt të pushtetit publik ose një vendim gjyqësor, Prandaj kjo dispozitë nuk mund të shërbejë si bazë kushtetuese për kërkimet e parashtruara nga kërkuesja” thuhet në vendim.
Gjykata vlerëson se në lidhje me kërkimin e parë të kërkesës në shqyrtim çështja nuk bën pjesë në juridiksionin kushtetues, kurse në lidhje me kërkimin e dytë Shoqata e Bashkive, nuk legjitimohet për të vënë në lëvizje gjykimin kushtetues.
Gjykata kushtetuese thotë se për këtë vendim ka patur një mendim paralel nga anëtarja Sonila Bejtja, e cila është shprehur se “ ndaj të njëjtin qëndrim me shumicën lidhur me zgjidhjen e çështjes për kërkimin e parë por kam qasje të ndryshme mbi arsyetimin e saj.
Vlerësoj thotë gjyqtarja kushtetuese Sonila Bejtja, se në këtë çështje duhej të arrihej në konkluzionin se Gjykata Kushtetuese, sipas Kushtetutës, gëzon juridiksion kushtetues të plotë që të shqyrtojë mosmarrëveshjen objekt gjykimi, dhe do të ishte mundur të gjykohej në mënyrë shteruese nga Gjykata Kushtetuese.
Me publikimin e vendimit të plotë tashmë është radha e presidentit Ilir Meta, të vendosë nëse do të kemi zgjedhje të pjesshme lokale në 6 bashki që qeverisen pa një kryetar të zgjedhur.
Zyra e Shtypit në presidencë i tha Top Channel se “Presidenti Ilir Meta do ta lexojë me shumë kujdes këtë vendim e pastaj do të shprehet”.
Top Channel