Në pamje të parë, kisha ortodokse e ndërtuar përgjysmë në zemër të kryeqytetit të Kosovës, duket pak më shumë sesa thjesht një objekt për të cilin nuk kujdeset më njeri.

Por për gati tre dekada, kjo strukturë masive ka hedhur një hije të errët mbi territor, duke u kthyer në simbolin e mosmarrëveshjeve të pazgjidhura mes Kosovës e Serbisë.

Shumë në Prishtinë e shohin si një kujtesë të tmerrshme të së shkuarës së përgjakshme të vendit.

Serbia me Millosheviçin përpara luftës, tani Vuçiç pas luftës- i kanë përdorur këto objekte besimi për arsye politike. Kjo kishë duhet shkatërruar nga themelet, sepse s`ka asgjë pozitive që të lidhet me të.

Serbët e shohin ndryshe.

Kisha duhet të jetë aktive. Është një kishë e bukur, duhet të vazhdojnë ta ndërtojnë”.

Ndryshe nga manastirët ortodoksë serbë në Kosovë, kjo kisha e papërfunduar në Prishtinë ka një histori më të vonshme e më brutale.

Sllobodan Millosheviçi lehtësoi ndërtimin e saj gjatë shtypjes së dhunshme të bërë komunitetit në Kosovë, që u pasua nga lufta e egër e fundit të viteve ‘90, e cila përfundoi vetëm pas ndërhyrjes së NATO-s.

Serbët nuk kanë dashur të godasin vetëm trupat tanë, por edhe të fshijnë historinë tonë, të sulmojnë identitetin tonë e të implementonin në Kosovë projektin e tyre të spastrimit etnik, i tha AFP-së ministri i Kulturës, Hajrullah Ceku.

Megjithatë, Ceku është kundër shembjes së kishës pasi mendon se ajo duhet ruajtur me qëllimin të kujtojë të shkuarën, dhe të shërbejë si një provë fizike e qëllimeve të regjimit të Millosheviçit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA