Një burrë i veshur si ninxha sulmoi dhe plagosi me shpatë dy police femra në Cherbourg, në veriperëndim të Francës. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme, ndërsa më pas agresori u plagos nga oficerë të tjerë policie.
Mediat e huaja shkruajnë se aktualisht nuk ka të dhëna se autori ka pasur motive terroriste.
Një zëdhënëse e policisë tha se autori kishte vjedhur një automjet dhe kishte shkaktuar një aksident, pas së cilës ai sulmoi dy policet femra që ishin thirrur në vendngjarje, duke plagosur njërën në fytyrë dhe tjetrën në mjekër.
Burri u transportua në spital me helikopter dhe tani po trajtohet në gjendje të rëndë.
Sulmi ndodhi rreth orës 15.45 me orën lokale pranë një karburanti në rrjetin e supermarketeve Leclerc. Emri dhe kombësia e autorit nuk janë bërë të ditur.
Top Channel