Derdhte mbeturinat dhe inertet në përroin e fshatit, arrestohet administratori i fabrikës së kromit në Martanesh

02/12/2021 10:12
Foto ilustruese

Administratori i një  fabrike kromi në Martanesh të Bulqizës është vënë në pranga, pasi policia pa se kjo fabrikë i derdhte mbetjet në përroin e fshatit.

60-vjeçari me iniciale B.L. do të hetohet për veprën penale “ndotje e ujërave”

“Gjatë përpunimit të kromit në firmën që ai administron në Batër të Martaneshit, është konstatuar derdhja e ujërave të ndotura dhe inerteve të mbetura nga procesi i përpunimit të kromit  në përroin e Batrës”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA