Një tjetër kompani që ka përfituar nga kontrata 1 euro është edhe Tak Shoes. Kjo kontratë ëshët lidhur po në 15 nëntor të 2017. Në atë kohë kompania kishte emrin Al Alto Gradimento dhe ka si objket prodhimin e këpucëve.
Godina që jeni duke parë I përket ish Ndërmarrjes së Prodhimit në Durrës. Nëse e sheh nga jashtë kupton se nuk janë bërë investime, është lënë në harresë. Katin e parë të kësaj godine e ka marrë kompania në fjalë që ushtron aktivitet fasonerie. Investimi në total parashikohej rreth 850 000 lekë dhe do të përfundonte brenda vitit 2017. Qiramarrësi, detyrohet që, në objektin e marrë me qira, të punësojë fillimisht 55 punonjës.
Një tjetër kompani që ka përfituar në 2017 nga kontrata 1 euro është edhe “Naim Tragaj group”. Kjo kompani ka marrë sipërfaqen prej 40 mijë metra katror, të pasurisë “Vaskat e ish-Ndërmarrjes së Rritjes dhe Zënies së Peshkut”, Spitallë, Durrës. Qëllimi i kësaj kontrate është për të ushtruar veprimtari të agrobiznesit, si: grumbullim, përpunim dhe shitje të produkteve bujqësore, nëpërmjet ngritjes së një kompleksi të madh, për grumbullimin, përpunimin dhe shitjen e produkteve bujqësore, agrokulturore dhe pemëtarisë.
Për ndërtimin e kompleksit mendohet të investohen mi 311 milionë lekë dhe do të përfundojë brenda vitit 2023. Faza e parë e investimit ishte parashikuar të ishte rreth 150 milionë lekë dhe të realizohej brenda vitit 2021. Kjo vlerë investimi do të konsistonte në ndërtimin e magazinave për produktet, 2/3 e hapësirës rrethuese, dy tregjet e hapura, si dhe pjesërisht ambientet shoqëruese.
Këtu ndodhemi në zonën e vaskave të ish ndërrmarrjes së zënies dhe rritjes së peshkut. Përveç rrethimit nuk shihen ende ndërtime për funksionin për të cilin është dhënë. “Kriteret paravendosen në mënyrë preferenciale për të zgjedhur atë firmë atë kompani atë individ I cili ka arritur një pazar paraprak me punonjësin e ministrisë së linjës dhe natyrisht që ëshët edhe pjesa e 20 apo 30% që I përket tarfait ose pjesë së rryshfetit apo korrupsionit” u shpreh politologu, Ilir Kalemaj.
Qiramarrësi duhej që deri në fund të vitit 2019, të punësonte 28 persona. Deri në fund të vitit 2020 duhet të kishte të punësuar 36 punonjës të rinj dhe deri në 2023 numri I të punësurve të shkojë deri në 157. Kësaj kompanie I janë dhënë mbi 254 metra katror për një vend pune. Megjithatë mbetet ende për tu parë nëse kompania do të realizojë investimet për të cilat është zotuar.
“Nuk kanë qënë efektive dhe nuk kanë qënë në përputhje me qëllimin fillestare që ta bënte Shqipërinë vendin më konkurrues në rajon për thithjen e investimeve të huaja” u shpreh Anila Salianji, Qëndresa Qytetare Një tjetër kompani që ka përfituar në 2017 nga kontrata 1 euro është edhe “Naim Tragaj group”. Kjo kompani ka marrë sipërfaqen prej 40 mijë metra katror, të pasurisë “Vaskat e ish-Ndërmarrjes së Rritjes dhe Zënies së Peshkut”, Spitallë, Durrës.
Qëllimi i kësaj kontrate është për të ushtruar veprimtari të agrobiznesit, si: grumbullim, përpunim dhe shitje të produkteve bujqësore, nëpërmjet ngritjes së një kompleksi të madh, për grumbullimin, përpunimin dhe shitjen e produkteve bujqësore, agrokulturore dhe pemëtarisë. Për ndërtimin e kompleksit mendohet të investohen mi 311 milionë lekë dhe do të përfundojë brenda vitit 2023. Faza e parë e investimit ishte parashikuar të ishte rreth 150 milionë lekë dhe të realizohej brenda vitit 2021. Kjo vlerë investimi do të konsistonte në ndërtimin e magazinave për produktet, 2/3 e hapësirës rrethuese, dy tregjet e hapura, si dhe pjesërisht ambientet shoqëruese.
Këtu ndodhemi në zonën e vaskave të ish ndërrmarrjes së zënies dhe rritjes së peshkut. Përveç rrethimit nuk shihen ende ndërtime për funksionin për të cilin është dhënë. Kriteret paravendosen në mënyrë preferenciale për të zgjedhur atë firmë atë kompani atë individ I cili ka arritur një pazar paraprak me punonjësin e ministrisë së linjës dhe natyrisht që ëshët edhe pjesa e 20 apo 30% që I përket tarfait ose pjesë së rryshfetit apo korrupsionit.
Qiramarrësi duhej që deri në fund të vitit 2019, të punësonte 28 persona. Deri në fund të vitit 2020 duhet të kishte të punësuar 36 punonjës të rinj dhe deri në 2023 numri I të punësurve të shkojë deri në 157. Kësaj kompanie i janë dhënë mbi 254 metra katror për një vend pune. Megjithatë mbetet ende për tu parë nëse kompania do të realizojë investimet për të cilat është zotuar. “Nuk kanë qënë efektive dhe nuk kanë qënë në përputhje me qëllimin fillestare që ta bënte Shqipërinë vendin më konkurrues në rajon për thithjen e investimeve të huaja” u shpreh Anila Salianji, Qëndresa Qytetare.
Top Channel