“Përfitimi i një kontrate të tillë do të thotë se ke mbështeje dhe ke vëmendjen e qeverisë. Ndryshe nga të tjetër që nuk e përfitojnë dotë në kjontratë të tillë” u shpreh Eduart Gjokutaj, ekspert ekonomie.

Tani le të shohim se si mund të përfitoj një biznes nga kontrata “Shqipëria 1 euro”. Pasuritë shtetërore, me sipërfaqe mbi 500 metër katror, u jepen të tretëve edhe me kontrata qiraje, me tarifë simbolike 1 euro. Kjo kur një subjekt, propozon që aty të zhvillojë aktivitete prodhuese industriale në nivele investimi mbi 10 milionë euro, apo edhe veprimtari të regjimit “Fason”. Kështu citohet saktësisht në ligjin përkatës i cili zyrtarizoi nismën “Shqipëria 1 Euro” disa vite më parë, si e tillë.

Duke shtuar sa kaq se po me një tarifë të tillë jepen mjedise për kryerjen e investimeve në vlera mbi 2 milionë euro për veprimtari në fushën e sportit, kulturës, turizmit dhe trashëgimisë kulturore, por edhe të natyrës sociale. Sikundër, ligji parashikon që edhe të gjithë sipërmarrësve të HEC-ve, që marrin iniciativën për krijimin e burimeve të reja të energjisë së rinovueshme, shteti u ofron truallin vetëm për 1 euro deri në fund të periudhës së kontratës koncesionare prej 35 vjetësh. Duhet të theksoht se kjo nisëm nuk është shqipatre. Ajo është aplikuar edhe nga vende të tjera në zhvillim. Problemi me implementimin e saj në vendin tonë qëndron në mungesën e transparencës. Ne nuk kemi regjistër, të bërë publik të pasurive që mund të jepen me qira një euro.

“Ministria e Financave dhe Ekonomisë që duhet që të ishte institucioni përgjegjës nuk e ka një databazë me pronat apo pasuritë shtetërore të cilat janë të lira dhe mund të ofrohen me qira për tarifën një euro”u shpreh Anila Salianji, Qëndresa Qytetare. Në të njëjtën kohë nuk bëhet transparencë për mënyrën se si fitohet kjo kontratë. Nuk dihet nëse ka një garë të mirëfilltë apo përfituesit janë të preferuarit e pushtetit.

“Pyetja është a ka vullnetin qeveria që të bëjë transparencë. Të mos jetë një process klientelistë, të mos jetë një process që favorizon të pëlqyerit e një force politike|” u shpreh Arianita Brahaj, drejtuese Open Data. Madje në kaq vite që aplikohet kjo nisëm nuk kemi dëgjuar dhe as nuk kemi të dhëna zyrtare se një kontratë e tillë është prishur.

“Ne e kemi pyetur miistrinë e finacave dhe të ekonomisë dhe na është thënë që asnjë subjketi nuk i është prishuar kontrata. Nga ana tjetër Kontrolli i lartë i shtetit në vitin 2017 ka bërë një monitorim dhe vetëm për 10 subjkete që kanë përfituar nga kjo nisëm I është shkatuar shtetin një dëm prej 20 milionë dollarë. Dhe pavarësisht dëmit që I ëshët shkatuar buxhetit të shtetit nga mosrespektimi ikëtyre kontrave përsëri nuk është bërë prishja e kontratave nga ministria e ekonomisë dhe financave” u shpreh Anila Salianji, Qëndresa Qytetare.

Në këto kushte pikpyetja që vjen natyrshëm është nëse po I shërben shoqërisë dhe ekonomisë së vendit nisma 1 euro? Apo ndoshta ky është një truk për të shpërblyer financuesit e fushatave të partive që vijnë në pushtet?!

“Ne jemi duke monitoruar kontrata e pesë vjeçarit të fundit sa i përket nismës shqipëria një euro. Dhe shohim që është mjaftë problematika sa i përket menaxhimit dhe trasferimit të aseteve që janë qoftë në pronësi të ministrisë së mbrojtjtjes, ushtrisë apo edhe të aseteve të tjera që janë vepra industrial astete të vendit. Shohim që ka trasferime të shpejta ku nuk ju bëhet një studim i mirë ligjor dhe as studim i palneve të biznesit.

Shpesh herë na vijnë biznese të cilat kanë gjetur një shteg për ta patur mirë me qeverinë. Për të mos thënë që duket sikur shfaqin profile të qarta mbështetëse të qeverisa apo edhe donator të forcave politike që më pas kthehen në forca qeverisëse” u shpreh Arianita Brahaj, drejtuese Open Data.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA