Abuzoi seksualisht me mbesën e tij, vihet nën pranga 50-vjeçari në Durrës (Policia jep detajet)

01/12/2021 16:02

Policia e Durrësit bën me dije se është vënë nën pranga një 50 vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.

Sipas njoftimit të bërë nga policia mësohet se 50 vjeçari dyshohet të ketë kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, 27 vjeç, kundër dëshirë së saj!

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit F. H., 50 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 27 vjeçe, kundër dëshirës së saj”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA