Vaksina pengon virusin Omicron/ EMA: Vazhdoni vaksinohuni, edhe me variantin e ri japin mbrojtje

30/11/2021 19:15

Agjencia Europiane e Barnave EMA konfirmon se edhe varianti i ri i covid omicron luftohet nga vaksinat që janë në qarkullim.

“Nga të dhënat që kemi deri më tani për omicron vaksinat e autorizuara janë efikase dhe vazhdojnë të shpëtojnë jetën, por dhe të evitojnë rastet e rënda të sëmundjes. Pavarësisht se variant i ri i covid përhapet më shpejt vaksinat që kemi do vazhdojnë të na mbrojnë”.

Kjo ishte deklarata e drejtores ekzekutive të Ema, Emer Cooke, e cila mbajti një fjalim në Parlamentin europian. Ajo shtoi se duhet të rritet numri i të vaksinuarve me dozat e treta duke parë se imuniteti dobësohet me kalimin e kohës.

Ndërkohë afrimi i festave ka futur në ankth miliona europianë ku variant i ri i koronavorusit omicron duke se ka mbërritur më herët nga c dinim deri tani, pasi Holanda thotë se ka gjetur të infektuar të 11 ditëve më parë.

Në Itali janë zbuluar raste të reja dhe ministria e shëndetësisë lëshoi një qarkore për rregulla më të rrepta në shkollë, klasat do futen në karantinë që me rastin e parë të infektimit. Ndërkohë edhe në vende të tjera të Evropës autoritetet po provojnë gjithçka për të detyruar qytetarët të vaksinohen. Në Austri do të vendoset gjobë deri 7 200 euro për të pavaksinuarit. Ndërkohë dhe bursat në Evropë kanë rënë përsëri për shkak të variantit omikron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA