Të tjerë bosa të krimit në izolim/ Ministri i Drejtësisë: Vetëm gjatë muajit nëntor u futën 4 në 41 bis

30/11/2021 15:19

Në grilat e hekurta të dritares mbas të cilës mbahet në regjim të ashpër njeri nga të burgosurit e konsideruar si eksponent krimi dallohen shenjat e duarve të tij të krijuara nga përpjekjet për të parë nga qelia së paku dritë dielli.

Megjithë rezervat për ruajtjen e të drejtave të njeriut i kopjuar nga modeli italian që kyçi protagonistë të mafias atje , në 41 bissin shqiptar izolimi i tyre nga të burgosurit e tjerë kryhet mbas informacioneve për bashkëveprim kriminal.

Megjithëse Etilda Gjonaj tha se do futeshin gati 270 të burgosur deri tani janë Arbër Çekaj, Redjan rraja, Emiliano Shullazi, Endri Qyqa, Aleksandër Llanaj , Fatmir Pjetri , Genci Balla dhe Arbjon Aliko.

Drejtoria e Përgjithshme e burgjeve që i sygjeron SPAK super-burgosjen , thotë se po vlerëson dërgimin në 41 biss të disa të burgosurve që ndonëse nuk janë dënuar për akuza të rënda , ka të dhëna se ata ju shërbejnë grupeve kriminale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA