Pavarësisht njoftimeve se moti po përkeqësohet nga ora në orë, dhjetëra automjete kanë udhëtuar pa zinxhirë në rrugën e Arbërit që u hap të hënën. Policia e Shtetit publikoi pamjet e mjeteve të bllokuara në bay- pasin e kësaj rruge dhe ju bëri thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që do të udhëtojnë në këtë aks të pajisen me zinxhirë.
Stuhia ka përfshirë edhe qytetin e Durrësit gjatë pasdites së të hënës. Për shkak të rreshjeve të forta të shiut ka patur probleme nëpër rrugë ndërsa në zonat rurale lumi Erzen ka përmbytur disa toka. U pezullua lëvizja e mjeteve të peshkimit.
Lumi Vjosa u rrit në nivele të larta por ende brenda shtratit. Në urën e Mifolit, lumi Vjosa ka arritur nivelin më të lartë. Banorët e zonave përreth tij janë në gadishmëri duke ditur historikun shumë problematik që ky lumë me përmbytjet.
Reshjet e dendura të shiut gjatë kanë bërë që lumi shkumbin në pikën e tij më të ulët në fshatin Çermë të dalë nga shtrati i tij natyral dhe të vërshojnë në tokat bujqësore të mbjella me grurë e foragjere.
Ndërsa në veripërendim të vendit, në Lezhë e Shkodër ka nisur rreshjet e forta të shiut. Pamjet që po shikoni janë nga qyteti i Lezhës ku nisi një stuhi e fortë e shoqëruar me rreshje shiu dhe breshëri. Problemi më i madh është krijuar në zonat e ulta që ndodhen pranë lumit drin dhe pranë lagunës, ku rreshjet e shiut kanë rritur nivelin e kanaleve kulluese.
Dëbora ka nisur me intensitet të lartë në zonën e Dibrës. Në zonat e thella të Peshkopisë dhe Bulqizës trashërisa e dëborës ka shkuar deri në 15 centimetra. Sipas meteoalb temperaturat gjatë orëve në vijim do të ulën ndjeshëm deri nën zero gradë në disa zona malore por më se shumti në juglindje dhe verilindje.
Rreshjet e shiut, stuhi dhe dëborë ka edhe në gjithë Kosovën. Nuk janë raportuar dëme, përmbytje apo bllokime rrugësh, por temperaturat janë ulur ndjeshëm. Ndërkohë që ka rreshje të forta në zonën që mbledhin ujrat e lumit Drin që do të thotë se do ketë një rritje të nivelit të ujit në hidrocentralet e mëdha në shqipëri.
Top Channel