Ministri i drejtësisë Ulsi Manja paralajmëron se në regjimin 41 biss do të futen edhe të dënuar të tjerë.
Në një trajnim me OSBE mbi të drejtat e njeriut për policët e burgjeve që ushtrojnë detyrën në regjimin e posaçshëm, Manja tha se vetëm në nëntor janë 4 të dënuar me lidhje me krimin e organizuar që janë vendosur në 41 biss ndërsa me agjencitë ligj-zbatuese po vlerësohen rrezikshmëria e disa të dënuarve të tjerë.
Manja tha gjithashtu se regjimi i ashpër po funksionon për të ndërprerë komandimin e “ushtarëve” për të kryer krime me urdhra nga burgu.
Aktualisht në regjimin 41 bis janë izoluar 8 të dënuar Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rahja, Arbër Çekaj, Arbjon Aliko, Emiljano Shullazi, Endrit Qyqja dhe Genci Balla.
Top Channel