“Kujtim Laro – Lulëkuqet mbi mure”, shfaqje në teatrin “Petro Marko”

30/11/2021 17:02

“Kujtim Laro – Lulëkuqet mbi mure”, me kolonat zanore të filmave shqiptarë ka qenë aktiviteti i zhvilluar mbrëmjen e djeshme në teatrin “Petro Marko” ku është promovuar albumi me te njëjtin titull.

I mbështetur nga bashkia Vlorë, me ide të pianistes Ardita Bufaj dhe interpretim të instrumentistëve Dorina Laro violincel, Xhovana Marku oboe dhe Sokol Toto klarinet, u luajtën pjesët më të bukura të krijimtarisë së tij filmike të punuar për këta instrumentistë nga kompozitorët Klodian Qafoku, Endri Sina, Alban Laro dhe Jusiald Xhani.

Katër instrumentistë përcollën mrekullisht emocionet e papërsëritëshme të krijimeve të “Morricones” sonë.

Muzika e kompozitorit të njohur vlonjat për më shumë se një orë ndezi atmosferën në teatrin Petro Marko

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA