Peshkatarët në Radhimë u përballën këtë mëngjes me një situatë të pazakontë, teksa dallgët e mëdha mbushën me ujë varkat e tyre të peshkimit.

Ata luftuan me erën e fortë dhe dallgët që arrinin 6-7 ballë e që mbuluan varka, skafe e gomone. Skafet që përdoren gjatë verës për të transportuar pushuesit rrezikonin të përplaseshin me shkëmbinjtë.

Peshkatari Sherif Dyrmishi tregon se janë mbytur disa varka të vogla, ndërsa shprehet i shqetësuar pasi nëse situata përsëritet, koston për ta do ishin shumë të larta.

Moti i keq mbizotëron prej disa ditësh në Vlorë. Për pasojë, është ndaluar lundrimi i mjeteve të vogla, ndërsa tragetet kanë dalë në Rad, për të shmangur përplasjen me shkëmbinjtë.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA