Ministrat e Arsimit të BE-së miratuan sot një rekomandim për mësimin e kombinuar, i cili u dëshmua të ishte një zgjidhje e mirë gjatë pandemisë së virusit korona.

Rekomandimi për mësimin e kombinuar parashikon masa afatshkurtra si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sfidave të imponuara nga kriza globale shëndetësore, në mënyrë që të forcohet sistemi arsimor dhe të bëhet Evropa më elastike, transmeton STA.

Masat përfshijnë një kombinim të të mësuarit në shkollë, në një mjedis të ndryshëm, të mësuarit ballë për ballë dhe përdorimin e një sërë mjetesh digjitale dhe analoge.

Ministrat ranë dakord që shtetet anëtare duhet të marrin më shumë përgjegjësi, se atyre u duhen udhëzime konkrete politike, si dhe lidhje më të ngushta në nivelin politik dhe teknik.

Një pjesë e seancës së Këshillit për Arsim, Rini dhe Sport të BE-së iu kushtua të rinjve, sepse Viti Evropian i Rinisë po shënohet në vitin 2022. U miratuan disa rezoluta, duke përfshirë një për ruajtjen e hapësirave urbane që mundësojnë pjesëmarrjen e të rinjve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA