Barbados republika më e re në botë/ Rihanna shpallet “Hero Kombëtar”

30/11/2021 14:03

Fishekzjarret mbushën qiellin e Barbados të martën, pasi kombi ishull i Karaibeve e shpalli veten republika më e re në botë, duke ulur flamurin e Mbretëreshës Elizabeth e ndërpreu lidhjet e epokës koloniale me fronin britanik nën tingujt e përshëndetjeve me armë.

“Republika Barbados ka nisur udhëtimin e saj të parë,” tha Dame Sandra Mason në fjalimin e saj të inaugurimit si presidentja e parë e vendit
“Vendi ynë duhet të ëndërrojë ëndrra të mëdha dhe të luftojë për t’i realizuar ato,” u tha ish-guvernatori i përgjithshëm të pranishmëve në ceremoni, përfshirë Princin Charles të Britanisë.

Epoka e re për kombin prej 285,000 banorësh i jep fund ndikimit shekullor të Britanisë, duke përfshirë më shumë se 200 vjet skllavëri deri në 1834.
Ceremonia ishte e mbyllur për publikun e gjerë, por qytetarja më e famshme e Barbados, këngëtarja Rihanna, ishte prezente së bashku me zyrtarë të lartë.

Një nga veprimet e para të kryeministrit të republikës së re ishte shpallja e Rhianna-s Hero Kombëtare të Barbados: “Vazhdoni të shkëlqeni si një diamant dhe t’i sillni nder kombit tuaj,” i tha kryeministrja Mia Mottley kwngwtares ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA