Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit Taulant Balla dhe deputeti Erion Braçe zhvilluan takime me drejtuesit e Partisë Socialiste në njësitë administrative Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se është e nevojshme të qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan. “Dhe ky është një proces që mund të ketë sukses vetëm nëse Qeveria, Grupi Parlamentar dhe strukturat e Partisë Socialiste bashkëveprojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe në funksion të njëra-tjetrës”, shkruan Balla.
Sipas Ballës strukturat e PS në territor janë baza e këtij procesi, ato janë në mënyrë të përditëshme ura lidhëse e Grupit Parlamentar dhe e Qeverisë me njerëzit e zakonshëm në çdo komunitet.
Postimi i plotë i Taulant Ballës:
Divjakë
Bashkë me Erion Braçe dhe Fredi Kokoneshi zhvilluam takime me drejtuesit e Partisë Socialiste në njësitë administrative Tërbuf, Grabjan, Gradishtë dhe Remas, në të cilat kemi një organizim shumë të mirë të strukturës së partisë.
Ne duhet të qeverisim me besnikëri ndaj atyre që na votuan. Dhe ky është një proces që mund të ketë sukses vetëm nëse Qeveria, Grupi Parlamentar dhe strukturat e Partisë Socialiste bashkëveprojnë në harmoni me njëra-tjetrën dhe në funksion të njëra-tjetrës.
Padyshim strukturat e PS në territor janë baza e këtij procesi, ato janë në mënyrë të përditëshme ura lidhëse e Grupit Parlamentar dhe e Qeverisë me njerëzit e zakonshëm në çdo komunitet, garancia e #mosharresës për asnjë ditë prej nesh atje lart, të atyre këtu poshtë, të halleve, problemeve, shpresave e pritshmërive.
Zgjedhjet vendore 2023 janë vetëm 16-17 muaj larg dhe për ne viti i ardhshëm duhet të jetë viti i një mirë-organizimi elektoral ne funksion te fitores së zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Top Channel