Arrestohen dy të rinjtë që u kapën me kokainë, pranga edhe shoferëve që drejtonin mjetet në gjendje të dehur

30/11/2021 12:50
Ilustruese

Policia e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga dy të rinj. Një 23-vjeçar është kapur pasi gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një sasi kokaine, ndërsa 24-vjeçari është arrestuar sepse iu gjet një dorezë metalike, përforcues grushti.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. M., 23 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të tyre, shtetasit J. M., iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë, ndërsa shtetasit E. L., iu gjet e sekuestrua një dorezë metalike, përforcues grushti”, njofton policia.

Po ashtu janë arrestuar edhe disa shoferë që janë konstatuar duke drejtuar mjetet në gjendje të dehur.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. P., 62 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij në gjendje të dehur.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin e shtetasve  E. P., 36 vjeç dhe E. Z., 40 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

J.Sh., 31 vjeç pasi duke drejtuar mjetin e tij në mënyrë të parregullt dhe në gjendje të dehur, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin V. Z., 62 vjeç dhe këmbesoren shtetasen A. Z., 56 vjeçe, të cilët kanë marrë ndihmën mjekësore në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën”, bën me dije policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA