Ministria e Shëndetësisë në vendin tonë ka bërë bilancin e 24 orëve të fundit për situatën epidemiologjike në vend dhe njofton se pas kryerjes së 1400 testimeve kanë rezultuar pozitivë me Covid 195 qytetarë.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit janë shënuar 4 humbje jete si pasojë e virusit vdekjeprurës, ndërsa ndodhen në gjendje të rëndë për jetën 15 qytetarë.
7065 pacientë janë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ndërsa aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 169 pacientë.
Ndërkaq, janë shëruar 557 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 189,784 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë njofton:
Janë kryer 1400 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 195 qytetarë, në këto bashki:
109 në Tiranë, 9 në Gjirokastër, 8 në Durrës, nga 6 qytetarë në Fier, Divjakë, Sarandë, Berat, nga 5 qytetarë në Skrapar, Mallakastër, nga 4 qytetarë në Lezhë, Lushnje, nga 3 qytetarë në Vlorë, Shkodër, nga 2 qytetarë në Vau i Dejës, Kavajë, Himarë, Përmet, nga 1 qytetar në Gramsh, Dimal, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Dropull, Selenicë, Patos, Dibër, Kurbin, Has, Kukës, Malësi e Madhe.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv:
një qytetar nga Korça 65 vjeç, një qytetare nga Elbasani 67 vjeçe, një qytetar nga Lezha 82 vjeç, një qytetare nga Fieri 85 vjeçe.
Statistika (30 Nëntor 2021)
Raste të reja ditore 195
Të shëruar në 24 orë 557
Të shtruar në spitale 169
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1400
Testime totale 1,394,136
Raste pozitive 199,945
Raste të shëruara 189,784
Raste Aktive 7,065
Humbje jete 3,096
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 3600
Fier 699
Gjirokastër 530
Shkodër 477
Berat 396
Durrës 388
Elbasan 309
Vlorë 221
Korçë 177
Lezhë 152
Dibër 67
Kukës 49
Top Channel