100 euro gjobë për mosvaksinim/ Urdhri i kryeministrit grek: Të gjithë mbi 60 vjeç kanë afat deri më 16 janar

30/11/2021 19:24

Ne një mbledhje urgjente te kabinetit kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shpallur masa akoma me te rrepta per personat qe nuk janë vaksinuar, megjithëse qeveria e ka bere vaksinimin te detyrueshëm per grupmoshën mbi 60 vjeç.

Kyriakos Mitsotakis: Grekët mbi 60 vjeç që nuk janë vaksinuar duhet që deri në datën 16 janar, e përsëris më 16 janar, të rezervojnë një takim për dozën e parë. Ata do të kenë prioritet absolut në sistem që të vaksinohen më parë. Përndryshe çdo muaj do të përballen me gjobë administrative prej 100 eurosh.

Greqia vazhdon te mbetet tek niveli prej gati 60% te popullsisë se rritur te vaksinuar plotësisht, ndërsa kane filluar edhe vaksinimet me dozen e trete.

Kyriakos Mitsotakis: Nuk është një dënim, do të thosha se është çmimi që duhet paguar për shëndetin, një motiv për mbrojtje, një nxitje për jetën, por besoj se është edhe një akt drejtësie për shumë persona të tjerë që janë vaksinuar.

Statistikat tregojnë se 9 ne 10 vdekje nga koronavirusi ne Greqi ndodhin tek qytetareve mbi 60 vjeç. Gjithashtu 7 ne 10 te intubuar janë perseri te kësaj grupmoshe dhe 8 nder 10 janë te pavaksinuar.

Edhe ketë muaj kur vërehet rritje e fluksit te vaksinimeve me 15% tek qytetaret e tjerë, tek te moshuarit ka vetëm nje tregues ne rritje prej 3%.

Në shtete të tilla si Portugalia dhe Danimarka, të cilat kanë kryer 99% vaksinime në këtë grupmoshe, presioni në sistemin shëndetësor dhe humbjet e jetëve janë deri në 10 herë më të ulëta se në Greqi. Ndërkohe kreu i opozitës greke Aleksis Tsipras ka akuzuar kryeministrin Mitsotakis se po vendos masa te cilat nuk i ka zbatuar asnjë vend i BE dhe asnjë shtet tjetër ne bote.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA