Veliaj jep lajmin e mirë: Ekipi i Tiranës në Taekwondo fiton 4 medalje ari në Kampionatin Ballkanik

29/11/2021 19:45

Një tjetër paraqitje e shkëlqyer e lojtarëve të ekipit të Tiranës në arenën ndërkombëtare.

Sportistët e ekipit të Tiranës në Taekwondo kanë fituar 4 medalje ari në Kampionatin Ballkanik. Lajmin e mirë e dha vetë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili i ka kushtuar një vëmendje të veçantë promovimit të sportit 6 vitet e fundit.

“4 medalje ari për 4 super kampionë! Dhurata më e bukur e nëntorit KUQEZInga Ekipi i Tiranës Taekwondo – triumfues në kampionatin Ballkanik”, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA