Opinioni publik në Greqi është shokuar përsëri nga një vrasje tjetër e një gruaje nga bashkëshorti i saj.

Vrasja e 14 e një gruaje brenda këtij viti ka ndodhur në qytetin e Selanikut në lagjen Polihni.

Çifti në fjalë me prejardhje nga Armenia kishin edhe një djalë 20 vjeç.

Bashkëshorti 49 vjeç është dorëzuar mbrëmjen e së dielës në polici duke pranuar krimin.

Kur kanë shkuar në vendin e ngjarjes hetuesit kanë gjetur viktimën 48 vjeç në shtrat me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga goditjet me thike, ndërsa është gjetur edhe vetë mjeti i krimit.
Sipas dëshmive të para nga fqinjët, vrasësi kishte probleme psikologjike, ndërsa në deponimet e para në polici ka deklaruar se e vrau tëshoqen pasi e tradhtonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA