Tiranë/ Arrestohen 5 persona për vepra të ndryshme penale, procedohen penalisht 3 të tjerë

29/11/2021 12:27

Pesë persona janë arrestuar nga policia për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre të tjerë janë proceduar penalisht.

Në një njoftim për mediat, policia tha se është arrestuar shtetasi R.D., 38-vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij të mitur.

  1. Sh., 56 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. A., 28 vjeç, pasi shtetasi I. Sh., duke drejtuar mjetin ambulancë, është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin A. A., dhe më pas me mjetin e ndaluar me drejtues shtetasin B. N., 46 vjeç.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën pasagjeria e ambulancës, shtetasja A. B., 42 vjeçe.

  1. Xh., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe M. M, 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur si dhe F. D., 35 vjeç, pasi gjatë konstatimit për një shkelje të qarkullimit rrugor, ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Po ashtu, specialistët për hetimin e krimeve ne Komisariatin e Policisë Nr.4, proceduan penalisht:

  1. P., 20 vjeç, pasi ka kundërshtuar për shkak të detyrës shtetasin E. B., 32 vjeç (me detyrë mjek në urgjëncën e një spitali).
  2. K., 15 vjeç, pasi me datë 27.11.2021, në vendin e quajtur “Fusha e Aviacionit”, ky shtetas ka qëlluar nga një mjet të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, me një armë zhurmuese (sportive).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA