Rusia teston me sukses raketën hipersonike “Zircon”, prova e dytë që përfundon me sukses

29/11/2021 17:54

Rusia njoftoi këtë të hënë se ka përfunduar me sukses një tjetër provë të raketës së saj hipersonike “Zircon”, e cila u përshëndet edhe nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Raketa u lëshua nga kryqëzori “Admiral Gorshkov”, në Detin e Bardhë dhe goditi një objektiv në largësi mbi 400 km.

Ministria e Mbrojtjes tha se ky është testi i dytë i kësaj lloj rakete që kryhet brenda dy javësh. Pamjet që u publikuan nga lëshimi i saj tregojnë një dritë të fortë dhe të thellë në qiell.

Shtetet e Bashkuara, Kina dhe Koreja e Veriut i janë bashkuar gjithashtu garës për të zhvilluar armët hipersonike, të cilat konsiderohen si gjenerata e ardhshme e raketave me rreze të gjatë që janë tepër të vështira për t’u zbuluar. Ato fluturojnë me një shpejtësi pesë herë më të shpejtë se zëri, gati 6200 km/h.

Putin njoftoi që në vitin 2018 se Rusia do të zhvillonte një seri armësh hipersonike, duke deklaruar se ato mund të kapin çdo objektiv në botë, si dhe arrijnë të kapërcejnë edhe mbrojtjen raketore të SHBA-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA