Rama sot hoqi traun/ Bllokohet rruga e Arbrit, shkak reshjet e shumta të dëborës
29/11/2021 19:37
Situata për shkak të reshjeve të shiu, dëborës, por edhe breshërit në shumë zona të vendit shfaqet problematike.
Ndonëse sot kryeministri Edi Rama ngriti vetë traun e Rrugës së Arbërit, duket se pak orë më vonë, po aty situata është problematike.
Reshjet e dëborës që kanë kapur të papërgatitur udhëtarët e shumtë kanë bërë që të krijohen radhë të gjata makinash.
Ndërkohë borëpastrueset e kanë mjaftë të vështirë për pastrimin e rrugës për shkak të ngarkesës së makinave në rrugë.
Top Channel