Policia malazeze sekuestron 37.7 kg kokainë në makinën me targa shqiptare

29/11/2021 14:00

Në pikën kufitare Debeli Brijeg, mes Malit të Zi dhe Kroacisë, autoritetet kanë sekuestruar 37.7 kg kokainë, që ndodhej brenda automjetit me targa shqiptare.

Mediat malazeze raportojnë se sasia e kokainës ishte e ndarë në 35 pako.

Drejtoria Doganore në Mal të Zi njoftoi se është arrestuar drejtuesi i automjetit me targa shqiptare, I cili po kërkonte të kalonte Malin e Zi për të hyrë në Kroaci.

“Falë punonjësve të njësisë doganore Debeli Brijeg, por edhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë së Malit të Zi, gjatë kontrollit të detajuar kufitar të automjeteve që lëviznin nga Mali i Zi në Kroaci, janë gjetur 35 pako kokainë me peshë totale 37,7 kilogramë dhe pastërti. u gjetën rreth 98 për qind”, thuhet në njoftim zyrtar të autoriteteve.

Gjithashtu është njoftuar se po kryhet një hetim i detajuar lidhur me sekuestrimin e kokainës, por nuk dihet ende nëse drejtuesi I mjetit është shtetas shqiptar apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA