Ghislaine Maxwell manipulonte vajza të reja për t’i bindur të abuzoheshin seksualisht nga miliarderi Jeffrey Epstein dhe miqtë e tij me influence, tha sot prokurorja amerikane në fjalën e hapjes së gjyqit në New York aristokrates hebreje britanike.
Jeffrey Epstein u gjet i vdekur, formalisht ‘i vetëvrarë’, në qelinë e tij ku mbahej për akuza të së njëjtës natyrë, por lidhjet e tij me figura të larta të pushtetit amerikan dhe britanik e kanë sjellë në qendër të vëmendjes gjyqin e bashkëpunëtores së tij besnike, në trafikimin seksual të të rejave shpeshherë nën moshë.
Mes viteve 1994 e 2004, Maxeell u dërgonte vajzave të reja dhurata si veshje të brendshme apo të sende te tjera me natyrë seksuale, për të fituar besimin e tyre e për t’i bindur t’i bënin mesazhe erotike Epstein, thuhet në padinë e vitit 2021 kundër saj.
“Ajo kërkonte vajza të reja të pambrojtura, i manipulonte ato dhe i përgatiste të abuzoheshin seksualisht”, tha prokurorja Lara Pomerantz në deklaratën e hapjes.
Miliarderi hebre Epstein vdiq formalisht “i vetëvrarë” në burg në 2019 me akuza të ngjashme por lidhjet e tij me emra të lartë të pushtetit në SHBA e Britani kanë sjellë në qendër të vëmendjes gjyqin e bashkëpunëtores besnike.
59 vjeçarja Maxwell është deklaruar e pafajshme ndaj tetë akuzave të trafikimit seksual të qenieve njerëzore, ndërsa për dy akuza të pengimit të drejtësisë do të gjykohet veçmas.
Nëse shpallet fajtore ajo përballet me deri në 80 burg.
Katër vajza të abuzuara pritet të dëshmojnë në gjyqin e elitës financiare që do të marrë vemendje të gjera nga mediat në ditët në vijim.
Prokurorja Pomerantz e përshkruante Maxwell si “thelbësore” për abuzimet e Epstein, dhe hidhte poshtë argumentimet e mbrojtjes së ajo nuk ishte në dijeni të krimeve të pedofilit.
“Nganjëherë ajo ishte bë dhomën e masazheve dhe i prekte trupat e vajzave”, tha Pomerantz.
“Por edhe kur nuk ishte në dhomë ajo e dinte shumë mirë se çfarë do të bënte Epstein me ato fëmijë që ajo i dërgonte brenda dhomës së masazheve”.
Avokatët e Maxwell thonë se prokurorët kërkojnë të bëjnë atë “kokë turku” prej faktit që nuk arritën të dënojnë vetë Epstein.
Ghislaine Maxwell është bija e miliarderit Robert Maxwell, manjati tashmë i ndjerë britaniko-hebre i mediave.
Gjyqi vazhdon.
Top Channel