Vazhdon te jetë e mbuluar nga misteri vdekja e kater shtetasve ruse, qe u gjeten te pajete mbrëmjen e 16 tetorit ne ambientet e një hoteli ne Qerret ku ata po qëndronin prej një jave si turiste.

Ndonëse gjate javës prokuroria e përgjithshme njoftoi se po grumbullohen një sere akt ekspertizash mbi hetimin e regjistruar nga prokuroria e Kavajës per akuzën e vrasjes, jo vetëm këto përgjigje, por eksperimenti hetimor i kryer do ti vendose pikat mbi ”i” nëse kjo ngjarje është vrasje apo vdekje aksidentale.

Per ketë arsye jo zyrtarisht ju tha Top Channel se gjate javës do kërkohet përfshirja e Agjencisë se Inteligjencës dhe Sigurisë se Mbrojtjes e njohur ndryshe si AISM, ne varësi te forcave te armatosura, si struktura e vetme ne vend qe disponon një laborator te teknologjisë se fundit mbi gjurmimin e agjenteve biologjike.

Kjo kërkese vjen ne momentin kur mjekësia ligjore është përgjigjur se vdekja e njëkohshme e Sergeit, Natalise, Ekaterines dhe Nikites ka ardhur nga asfiksia, ndërkohe qe nuk është arritur te përcaktohet se nga cfare shkaqesh ka ndodhur asfiksia. Gjate hetimit, punonjësi i mirëmbajtjes deklaroi se kishte hedhur vetëm një gote klor ne 60 tone ujë, ndërsa disa institucione ne Tirane e kthyen duarbosh grupin e hetimit dhe nuk pranuan te përgjigjeshin nëse ishin apo jo te helmuara mbetjet ushqimore qe kishin konsumuar turistet ne Maqedoninë e Veriut, dhe nëse ishte e mundur te ndodhte nje fatkeqësi e tille nga klori ne ujë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA