Dëborë në Dibër, trashësia arrin në 15 centimetra. Thirrja për shoferët: Mos lëvizni pa zinxhirë
29/11/2021 17:47
Dëbora ka nisur me intensitet të lartë edhe në zonën e Dibrës por edhe në rrugën e Arbrit e cila sot u hap e gjitha për kalimin e mjeteve.
Në zonat e thella të Peshkopisë dhe Bulqizës, trashësia e dëborës ka shkuar deri në 15 centimetra.
Sipas policisë me të dhënat e fundit rrugët në këto fshatra janë të pakalueshme pa zinxhir. Ndërkohë u bëhet thirrje drejtueseve te automjeteve te qarkullojnë me zinxhirë dhe goma dimri për të evituar bllokimet në rrugë.
Top Channel