Covid-19/ ​Polonia vendos masa të reja kufizuese nga 1 dhjetori

29/11/2021 18:15

Polonia do të ndalojë fluturimet në shtatë vende afrikane, do të zgjasë karantinën për disa pasagjerë dhe do të kufizojë më tej numrin e njerëzve që mund të shkojnë në objekte të tilla si restorante, të gjitha për shkak të një variant të ri të virusit koronar omicron.

Masat e reja do të jenë në fuqi nga 1 deri më 17 dhjetor, raporton Reuters.

Autoritetet polake kanë njoftuar më parë se vendi po i afrohet pikut të valës së katërt të infeksionit COVID-19, por shfaqja e një varianti të ri ka mjegulluar perspektivat për një pandemi.

“Ne duhet të vlerësojmë rëndësinë e këtij fenomeni dhe rrezikun e paraqitur nga mutacioni i ri”, tha në një konferencë shtypi ministri i Shëndetësisë Adam Niedzielski.

Ai tha se Polonia do të ndalojë fluturimet në shtatë vende afrikane ku omicron është i pranishëm dhe do të zgjasë karantinën për njerëzit që kthehen nga këto vende për 14 ditë.

Për personat që udhëtojnë drejt Polonisë jashtë zonës Shengen, karantina do të zgjatet në 14 ditë, me mundësi testimi pas tetë ditësh për të shkurtuar periudhën e izolimit.

Vendi gjithashtu do të forcojë kufizimet në numrin e njerëzve që lejohen të vizitojnë vende të tilla si restorante dhe kinema, duke ulur kufirin në 50 për qind të kapacitetit të plotë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA