Biznesi i plazmës: Sa fiton SHBA nga gjaku i njerëzve të varfër?

29/11/2021 18:25

Plazma e gjakut nuk mund të prodhohet artificialisht dhe burimi i vetëm i saj është ta marrësh atë nga njerëzit.

Ari i lëngshëm është baza e një liste të gjatë për të kuruar disa sëmundje të rënda, të tilla si SIDA ose hepatiti dhe në Amerikë, ku donacionet me pagesë janë të ligjshme, individët privatë përfitojnë.

SHBA, eksporton 70 për qind të plazmës në botë, kryesisht shumica e vendeve të tjera në mbarë botën e kanë ndaluar këtë praktikë për arsye etike dhe mjekësore.

Të ardhurat nga ky biznes janë të mëdha. Nuk është çudi që në dhjet vjet, numri i donacioneve në Amerikë është trefishuar, duke arritur në 38 milionë në 2016-ën. Për më tepër ky lloji biznesi nuk njeh krizë.

Vetëm në vitin 2020, pavarësisht nga pandemia Covid, eksportet e kësaj industrie tejkaluan 26 miliardë dollarë. Gjatë pesëmbëdhjetë viteve të fundit, eksportet amerikane të plazmës janë rritur me gati 500 për qind.

Shumica e këtij gjaku vjen në Evropë; Gjermania blen vetëm 15 për qind të eksportit amerikan.

Tregtia globale në këtë sektor kap vlerën e dhjetëra miliarda dollarëve. Në treg, plazma vlen më shumë se nafta dhe burimi i vetëm janë njerëzit.

Në vitin 2020, popullsia botërore prodhoi mbi 16 milionë litra. Nëse në vitin 2016 shkëmbimet arritën në 21 miliardë dollarë, deri në vitin 2025 ato duhet të arrijnë në 48 miliardë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA