Kompania farmaceutike “BioNTech” tha të hënën se ka filluar punën për një vaksinë të përshtatur për variantin e ri të koronavirusit Omicron, që po përhapet më të madhe në vende të ndryshme të
BioNTech nisi të punonte në modifikimin e vaksinës, megjithëse nuk ishte ende e qartë nëse do të ishte e nevojshme të ripërpunonte vaksinën e saj për këtë variant.
Varianti Omicron u zbuluar në Afrikën e Jugut ndërkohë që në ditët e fundit janë regjistruar dhjetëra raste edhe në vendet evropiane.
Zhvillimi i një vaksine të modifikuar është pjesë e procedurës standarde të kompanisë për variantet e reja, tha në një deklaratë kompania “BioNTech”, e cila prodhon vaksina së bashku me kompaninë Pfizer.
Varianti Omicron ka shtuar rrezikun nga përhapja e shpejtë në nivel global, paralajmëroi Organizata Botërore e Shëndetësisë të hënën ndërsa më shumë vende raportuan raste të reja, duke shkaktuar mbylljen e kufijve.
BioNTech kishte thënë javën e kaluar se pret më shumë të dhëna laboratorike gjatë dy javëve të ardhshme për të ndihmuar në përcaktimin nëse ka nevojë për një vaksinë të modifikuar për Omicron. Rivali tjetër farmaceutik, kompania Moderna, ka thënë se është duke punuar për një modifikim të vaksinës së saj kundër COVID-19 për vaksinat e ardhshme përforcuese./rel
Top Channel