“Omicron” edhe në Itali/ Zbulohet një rast i vaksinuar me dy doza

28/11/2021 12:24

Italia konfirmoi të shtunën rastin e parë të variantit të ri të koronavirusit, Omicron, të zbuluar së fundmi në Afrikën e Jugut.

Pacienti, i cili ishte plotësisht i vaksinuar, u kthye në Itali nga Mozambiku vetëm disa ditë më parë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Ndërkohë njerëzit që kishin qenë në kontakt me pacientin janë gjithashtu të izoluar si një masë paraprake.

Këtë javë, shkencëtarët e Afrikës së Jugut njoftuan se kishin zbuluar variantin Omicron, i cili ka disa mutacione që mund të mbartin rrezikun e riinfeksionit. I njëjti variant u zbulua gjithashtu në Botsvanën fqinje, si dhe në Hong Kong.

Të premten, Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli llojin e ri një “variant shqetësues”, duke e quajtur Omicron.

Zbulimi i variantit Omicron ka ngjallur shqetësim në gjithë botën, një valë ndalimesh apo kufizimesh në udhëtime dhe një rënie të vlerës së aksioneve në tregjet financiare të premten mes frikës se Omicron mund të pengojë rimëkëmbjen globale nga pandemia gati dyvjeçare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA