Gëzim Hyka këmbëngul se jeta e së motrës, Dylberes, u mbyll për shkak të sulmeve nga qeni i fqinjit. Duke akuzuar bashkëfshatarin se nuk e mbante lidhur qenin, banori nga Selba e Tiranës kërkoi hetime, ndaj dhe prokuroria kreu veprime nën dyshimet se i zoti i qenit e braktisi kafshën duke rrezikuar jetën e një personi.
“Kur vdiq motra, ai filloi me e zhduk qenin, i kisha thënë ta lidhte”, thotë Hyka.
Por mjekësia ligjore pas ekzaminimeve në trupin e së ndjerës që ndërroi jetë tre javë pasi e kafshoi qeni, deklaroi se këto plagë nuk kanë qenë vdekjeprurëse, por se gruaja kishte vdekur nga infeksioni dentar. Mbi këtë argument prokuroria pushoi hetimet.
I bindur se gjykata do ta kthejë pas dosjen për hetime të mëtejshme, Gëzim Hyka thotë se ky precedent duhet të shërbeje për të tjerët.
Top Channel