Një shtetas që mbante armë pa leje në shtëpi e që dyshohet se kishte kërcënuar me vdekje gruan e tij u arrestua këtë të diel në Laç.

Policia njofton se pasi mori njoftim se në lagjen nr.6 Laç, shtetasi me iniciale A.O., i ka thënë bashkëshortes se do ta vriste, ka shkuar në banesë, ku dhe ka gjetur një pistoletë dhe dy armë gjahu.

43-vjeçari është ndaluar dhe do të hetohet nga Prokuroria e Kurbinit, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi e mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive” dhe “Keqpërdorimi e i thirrjeve telefonike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA