Rritja e kushtueshme e dhisë alpine/ Prodhon 1500 kg qumësht në vit por ka shumë kosto

27/11/2021 19:48

Gjithnjë e më shumë fermerët po braktisin traditat e tyre, por ka nga ata që mbeten besnikë duke e përmirësuar atë.

Qani Kumria nga Klosi i Cërrikut është rritur mes bagëtive teksa gjyshi e babai janë kujdesur për to. Në vijim të kësaj tradite ai ka përmirësuar rracën e bagëtive dhe tashmë kujdeset për dhitë alpine. Rraca më e mirë jep prodhim më tepër, por ka shpenzime më të mëdha, por mbështetja e shtetit mungon.

Sipas specialistëve, prodhimi i kësaj rrace është shumë i mirë por shitet nën kosto për vlerën që ka. Kjo u sjell fermerëve më shumë humbje.

Dhia alpine prodhon 1500 kg qumësht në vit. Studimet kanë konfirmuar se qumështi i dhisë rrit përthithjen e hekurit dhe bakrit sidomos tek njerëzit që kanë probleme me tretjen ndaj. Nisur nga këto kërkesa të tregut fermerët kanë shtuar kopetë e tyre të dhive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA